Kica-Xhelili i reagon Haxhiut: I dhemb rruga që ka shtruar vetë me kolegë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Lidhur me këtë çështje ka reguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili. Kjo e fundit ka thënë se ministrja Haxhiu është befasuar pasi Gjykata, vendimet e së cilës thotë se i shkonin për shtat dikur, ka filluar t’i evidentojë shkeljet e saj

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, i dhemb rruga e shtruar vetë me bashkëpartiakët e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se ministrja Haxhiu është befasuar pasi Gjykata, vendimet e së cilës thotë se i shkonin për shtat dikur, ka filluar t’i evidentojë shkeljet e saj.

“Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu. Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës. Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet. Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK. Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë. I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim. Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash. Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu! (Edhepse për herë të parë Serbia pat nënshkruar dokument duke njohur Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës)”, ka deklaruar ajo.

Nga ana tjetër, Haxhiu ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i antarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve, por disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një insitutcion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për vetë sistemin prokurorial, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, deklaroi ajo.

Haxhiu nuk pajtohet me vendimin e Kushtetueses: Për ta më i rëndësishëm është interesi individual

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika