Kina nuk do të heqë dorë nga drejta për të përdorur forcë mbi Tajvanin

Kina e sheh Tajvanin e sunduar në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe presidenti i Kinës ka thënë se nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën mbi Tajvanin. Ai ka theksuar se çështja e Tajvanit është punë e vetë popullit kinez

Xi Jinping, President i Kinës

Presidenti i Kinës Xi Jinping, në një takim partiak ka thënë që Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën mbi Tajvanin.

Kina e sheh Tajvanin e sunduar në mënyrë demokratike si territorin e saj, por qeveria e ishullit ka kundërshtime të forta dhe beson se sovraniteti duhet të pretendohet nga populli i saj.

Jinping duke folur në hapjen e kongresit të 20-të të Partisë Komuniste në pushtet e cila ishte ngjarja më e madhe politike e vendit, ka theksuar se Kina gjithmonë “respektonte, kujdesej dhe përfitonte” popullin e Tajvanit.

Ai ka shtuar se ishte i përkushtuar për promovimin e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore përgjatë ngushticës së Tajvanit.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe i takon popullit kinez të vendosë”.

“Ne këmbëngulim të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të mira, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe do të rezervojmë mundësinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë presidenti i Kinës.

Gjatë fjalimit Jinping ka folur edhe për sigurinë, ai ka thënë se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një ushtrie të klasit botëror dhe do të forcojë aftësinë e saj për të ndërtuar një pengesë strategjike, raporton Sky News.

Në fund të kongresit njëjavor të Partisë Komuniste, Xi, 69 vjeç, pritet gjerësisht të fitojë një mandat të tretë lidershipi, duke forcuar vendin e tij si sundimtari më i fuqishëm i vendit që nga Mao Ce Duni.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika