KMDLNJ: S’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

KMDLNJ ka thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara në veri duke theksuar se "të gjitha partitë politike, me një konsensus duhet të kërkojnë që ato të mbahen në një kohë kur të plotësohen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të pakushtëzuara"

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)





Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Sipas tyre, të gjitha partitë politike, me një konsensus duhet të kërkojnë që ato të mbahen në një kohë kur të plotësohen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të pakushtëzuara.

Ndër të tjera, KMDLNJ, ka thënë se që nga dita e shpalljes së këtyre zgjedhjeve u vunë në veprim strukturat paralele dhe paramilitare për të penguar këto zgjedhje përmes frikësimit të votuesve të mundshëm si dhe kandidatëve, përfaqësues të subjekteve politike apo kandidatë të pavarur të cilët u tërhoqën nga gara.

Ndër të tjera, ata kanë thënë se sidomos kohëve të fundit janë aktivizuar forcat që zbatojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj atyre që kundërshtojnë Partinë Paramilitare Politike, Listën Serbe, e cila, në emër të ‘mbrojtjes’ së interesave të serbëve angazhohen të zbatojnë politikat destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

“Është shpeshtuar hedhja e mjeteve plasëse që rrezikojnë, jetën, sigurinë dhe pronën e qytetarëve të atyre komunave me qëllim të krijimit të kushteve penguese për mbajtje të zgjedhjeve. Nëse të gjitha këto merren parasysh sikur që pjesa dërrmuese e votuesve të nacionalitetit serbë po i bojkotojnë këto zgjedhje KMDLNj e vlerëson se nuk ka kushte elementare të mbahen zgjedhjet e shpallura nga Presidentja e Kosovës”.

Sipas njoftimit të tyre, në zgjedhje votohet për të siguruar një përfaqësim politik që garanton plotësimin e kushteve dhe nevojave për qytetarët, pa iu kërcënuar liria e votës dhe pa u dhunuar vullneti i votuesit.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në dy-tre ditët e ardhshme do të sqarohet gjithçka lidhur me zgjedhjet në veri të vendit.

Të mërkurën, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier kishte thënë se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhjet duke theksuar se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti më i lartë.

ShBA-ja thotë se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara në veri





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika