ShBA-ja thotë se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara në veri

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimet e tyre se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës", kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se për momentin, nuk janë krijuar kushtet e duhura që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të planifikuara për 18 dhjetor. Ai, gjithashtu, ka theksuar se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, ka shkruar të mërkurën Hovenier, në Twitter.

Hovenier, po ashtu, dënoi incidentet e djeshme në veri, duke thënë se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit nuk është një metodë e përshtatshme proteste.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka vijuar tutje Hovenier.

Ndryshe, të martën, në Zubin-Potok dhe Mitrovicë Veriore, persona të maskuar kanë dëmtuar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, duke përdorur mjete të rrezikshme.

Pastaj në orët e vona është larguar mjeti shpërthyes, i cili gjendej në këtë objekt.

Ndërsa, lidhur me mjetin shpërthyes që tashmë është deminuar, zyrtarët policorë në mënyrë jozyrtare, thanë se bëhet fjalë për një granatë që nuk ka qenë e shpërthyer më parë.

Para kësaj, Policia e Kosovës kishte vendosur shirita te zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.

Krerët e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, i dënuan sulmet në veri, duke thënë se janë të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Situata në veri, objekti i KKZ vazhdon të vëzhgohet nga EULEX-i

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika