Koci: Fjalori i BE-së – i ngjashëm me atë të rastit në Banjskë

Politologu Melazim Koci, konsideron se fjalori i Bashkimit Evropian në reagimin e tyre është i ngjashëm me atë të rastit në Banjskë

Politologu Melazim Koci konsideron se fjalori i Bashkimit Evropian në reagimin e tyre pas aksionit policor në veri, është i ngjashëm me atë të rastit në Banjskë.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Koci thotë se nga të gjitha reagimet, në secilën prej tyre, është përmendur mundësia për përshkallëzim të situatës.

“Ajo që është evidente sot nga reagimi unanim i SHBA-ve, BE-së, KFOR-it, Britanisë së Madhe, është dënimi i këtij aksioni. Në secilën nga kumtesat përmendej mundësia e përshkallëzimit të situatës dhe e dyta, fjalori që përdori BE-ja më përkujtoi fillimin e shtatorit të vitit të kaluar para ndërhyrjes së Serbisë në Banjskë, edhe atëherë BE-ja pati fajësuar Kosovën dhe shpalli Serbinë si faktor konstruktiv dhe Serbia e shfrytëzoi atë moment për të goditur”, thotë ai.

Ai thekson se kjo flet “më shumë për shterpësinë e BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi dhe për njëanshmërinë e tyre”.

“E treta që desha të potencoj është fakti që pavarësisht se dënimi është unanim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare, jam pak i habitur me ashpërsinë që e ka në kumtesë BE-ja, sepse ka pasuar pas 7 raundeve të dështuara të dialogut dhe pas një refuzimi të Serbisë që të pranojë madje edhe ofertën e Lajçakut. BE-ja këtë e ka heshtur”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika