Koci i pret flokët para Kuvendit: Zvarritja e institucioneve po rrezikon shtetësinë
Avokati Arianit Koci ka zgjedhur një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj zvarritjes së formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Pak para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Koci u paraqit para mediave duke i prerë flokët në shenjë proteste. “Me këtë akt simbolik […]
Avokati Arianit Koci ka zgjedhur një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj zvarritjes së formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pak para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Koci u paraqit para mediave duke i prerë flokët në shenjë proteste.
“Me këtë akt simbolik dua të tregoj se i ka ardhur fundi. Kjo është e tepërt, po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës. Miqtë dhe armiqtë tanë po binden se ne nuk jemi të aftë me mbajt një shtet”, deklaroi ai.















