Komisioni Evropian kundërshtoi deklaratat e Michel për zgjerim, reagon Rama: Më mirë në autobusin e BE-së sesa në aeroplanin e Rusisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kundërshtimit të Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së gjatë samitit të Bledit në Slloveni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kundërshtimit të Komisionit Evropian ndaj deklaratave të presidenti i Këshillit Evropian, Michel gjatë samitit të Bledit në Slloveni për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka reaguar duke deklaruar se është më mirë të qëndrohet në autobusin e BE-së sesa në aeroplanin rus, ngase një veprim i tillë, sipas tij, mbetet më i sigurt.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”, ka shkruar Rama.

Komisioni Evropian ka rrëzuar sot objektivin e Charles Michel për 2030 për zgjerimin e BE-së.

Dy institucionet kryesore në Bruksel janë përplasur përsëri pasi ekzekutivi i BE-së u tërhoq kundër deklaratave të presidentit të Këshillit Evropian të hënën se blloku duhet të jetë gati t’i pranojë anëtarët e rinj në vitin 2030.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika