Konjufca dënon deklaratën e ministres serbe: BE-ja të mos heshtë, duhet dënim i qartë

Gluak Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Konjufca e ka cilësuar këtë si retorikë si lavdërim të krimeve të luftës dhe kërcënim për stabilitetin rajonal, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, Konjufca vlerëson se heshtja dhe reagimet e zbehta nuk janë të pranueshme, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të dënojë publikisht deklaratën e ministres serbe.

“Një ministre e Qeverisë së Serbisë ka bërë thirrje publikisht për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Një retorikë e tillë lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është tërësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si edhe me të ardhmen evropiane. Heshtja nuk është një mundësi. As reagimet e dobëta. Nivelet më të larta të udhëheqjes së Bashkimit Evropian duhet të reagojnë me një dënim të qartë publik, t’ia kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurojnë që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e saj të anëtarësimit”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, ndërtimit të një shoqërie shumetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe integrimit evropian, duke shtuar se edhe Serbia duhet të zgjedhë të njëjtën rrugë.

BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika