Konjufca i drejtohet Komisionit të Venecias për verifikimin e amendamenteve të Projektligjit për Byronë Shtetërore

Konjufca i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve të Projektligjit për Byronë Shtetërore. Ai ka falënderuar Grupin Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve të shtunën e 18 nëntorit, për të parë nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

Ndërmjet një postimi në Facebook, Konjufca ka bërë të ditur se e ka bërë këtë pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe njëherit, në dakordim me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj”, ka shkruar Konjufca.

Krahas kësaj, Konjufca ka falënderuar Grupin Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të enjten e 14 korrikut, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për këtë projektligj opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa 58 vota ishin për dhe 3 ishin abstenim.

Për këtë projektligj ka pasur diskutime të shumta në Kuvend, ku opozita kërkonte që projektligji për Byronë Shtetërore dhe Procesi i Vettingut të futen në një pako të përbashkët për reformë në drejtësi.

Votohet në parim projektligji për Byronë Shtetërore, opozita s’e mbështet

Në një dokument me 13 kapituj e 76 pika, Komisioni i Venecias ka përmbledhur opinionin sa i përket nismës për themelimin e një Byroje Shtetërore e Konfuskimin e Pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë.

Ani pse nuk iu tha decidivisht jo kësaj praktike të propozuar përmes projektligjit, opinioni në fjalë kishte shumë shpërputhje me atë se çfarë ka proklamuar në konferencë ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komisioni i Venecias ngre dilema për konfiskimin e pasurisë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika