Konjufca: PDK duhet t’i nxjerrë në tavolinë emrat për president, një emër i “pakapërcyeshëm” do na nxirrte fajtorë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Konjufca, në një prononcim për media, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet t’i nxjerrë në tavolinë emrat për president e jo të nënshkruhet marrëveshje para kësaj, njofton Dukagjini.

Sipas Konjufcës, nëse PDK-ja ka një emër ‘të pakapërcyeshëm’ do ta nxirrte Vetëvendosjen fajtore.

“Çka mund të sqarojë kryeministri Kurti më shumë sesa një takim të sinqertë ku qiten emrat në tavolinë, ku Partia Demokratike e Kosovës duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mund të kemi konsensus  për ndonjërin prej emrave të tyre e jo ne të nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje – ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen, nëse e propozon një emër i cili me të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen”, ka thënë Konjufca.

Konjufa për zgjedhjen e Presidentit: Varet nga vullneti i opozitës, LVV-ja s’insiston për emrin

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika