Konsultime për bllokadën në Kuvend, partitë i përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidentes
Të gjitha partitë parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që do të mbahet të enjten në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina. “Të gjithë e kanë konfirmuar […]
Të gjitha partitë parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që do të mbahet të enjten në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka njoftuar Kupina.
Sërish pa epilog: Kuvendi dështon të konstituohet në tentativën e 15-të
Takimi vjen një ditë pasi u mbajt vazhdimi i 15-të i seancës konstituive të Kuvendit, e cila nuk ka arritur ende të përmbyllet për shkak të mungesës së marrëveshjes për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ngërçi ka lënë procesin e konstituimit pezull për javë të tëra, ndërsa partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre fillestare.















