Kosova fiton gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Kosova ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, duke fituar gjashtë medalje

Kosova mori pjesë me 7 garues në Kampionatin Ballkanik për Senior. Foto: Kosovo Judo Federation

Në Kampionatin Ballkanik të xhudos që po mbahet në Bullgari, Kosova ka fituar gjashtë medalje, një të artë, një të argjendtë e katër të bronzta.

Xhudistët kosovarë kanë vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme, duke triumfuar me medalje në Kampionatin Ballkanik, ku morën pjesë 11 shtete.

Me medaljen e artë u kurorëzua Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Me medalje të argjendtë u stolis Erza Muminoviq në kategorinë 48 kilogramë, kurse Loriana Kuka 78 kg, Dardan Cena 73 kg, Muhamedin Veseli 60 kg dhe Debora Gjakova 57 kg, fituan medalje të bronztë.

Xhudistët kosovar me medaljet e fituara, në Kampionatin Ballkanik të xhudos

“Foto nga kampionët Ballkanik për seniorë në Pazarxhik të Bullgarisë! Shpati dominoi në të gjitha luftërat dhe u kurorëzua me titullin Kampion Ballkanik”, ka shkruar trajneri Driton Kuka ndër të tjera në faqen e tij në Facebook.

Me ekipin e xhudistëve në Bullgari ishin trajnerët Meli Zeka dhe Cuki Veseli.

Ndërkaq, edhe në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 që janë mbajtur në Algjeri, “Dardanët” përfunduan në vendin e 16-të, pasi i fituan gjashtë medalje.

Pesë medalje i siguroi sporti i xhudos dhe një ai i boksit, në një total prej tri të artave dhe tri të bronztave.

Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu fituan medaljet e arta në këtë garë prestigjioze, kurse Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpejtim Bajoku fituan medaljet e bronzta.

Edhe kësaj herë ishin kryesisht garuesit nga xhudoja që e bënë Kosovën të jetë krenare.

Lojërat Mesdhetare Oran 2022 kanë përfunduar, Kosova e 16-ta në renditje

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika