Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun e grupit

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve. Takimi nis në orën 18:00.

“Dardanët” kërkojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e tifozëve vendas për t’u rikthyer te fitorja, pas humbjes 3:1 nga Austria në Vjenë dhe barazimit pa gola me Izraelin në Debrecen.

Austria kryeson grupin me shtatë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me katër. Një fitore në Prishtinë do t’i barazonte dy përfaqësueset me pikë dhe do ta mbante të hapur garën për vendin e parë.

Për ekipin e drejtuar nga Franco Foda, kjo përballje është një mundësi për të reaguar ndaj humbjes në takimin e parë dhe për të marrë një rezultat të rëndësishëm para publikut vendas.

Austria, ndërkaq, vjen pas barazimit 2:2 me Irlandën. Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka paralajmëruar një sfidë më të vështirë në Prishtinë sesa ajo e zhvilluar në Vjenë.

Tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” pritet të jenë të mbushura, me Kosovën që synon ta kthejë përkrahjen e tifozëve në shtysë për fitore.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika