Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”.
Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër.
Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores që çka hyrë në fuqi së fundi, ndërsa anëtarët e KPM-së bënë të ditur se nuk bëhet fjalë për licencim medial por vetëm transmetim eksperimental.
Kërkesa është bërë nga policia, dhe se u bë e ditur se kërkesa ka bazë ligjore.
“Radio Policia” si fushëveprim ka dhënien e lajmërimeve të trafikut, ku frekuenca pritet të jetë “92”, që sipas anëtarëve të KPM-së lidhet me policinë.
Policia e Kosovës me radio të sajën, ngjashëm mund të veprojnë edhe institucionet tjera