KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të premte do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30. Në rendin e ditës është edhe “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”

Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë të premte, do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30.

Në rendin e ditës janë një sërë pikash, ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

Ndryshe, më 11 mars, në mbledhjen e fundit, KQZ-ja ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhet edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ-ja miraton buxhetin për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Votimi për këtë çështje përfshinte edhe disa plane dhe rregulloret të cilat janë miratuar me një shumicë votash.

Miratimi i shkurtimit të afateve të rregullta është bërë me 9 vota për dhe dy abstenim.

Tashmë është miratuar edhe buxheti i ndarë për organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.

KQZ-ja ka bërë të ditur se janë ndarë 233.204 euro.

Më 8 mars, KQZ-ja pasi kishte bërë verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, vendosi për datën e mbajtjes së votimit, që u propozua nga sekretariati.

Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika