Krasniqi për vërshimet në Pejë: Jam në komunikim me Muhaxherin, Sveçlën e Mehajn, që t’u dalim në ndihmë qytetarëve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet në Pejë gjatë së shtunës. Krasniqi është shprehur i shqetësuar dhe i tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën një fëmijë dhe nëna e tij. Vërshimet në Pejë – shkaktuan viktima dhe dëme materiale “Që […]
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet në Pejë gjatë së shtunës.
Krasniqi është shprehur i shqetësuar dhe i tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën një fëmijë dhe nëna e tij.
“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre.















