Krasniqi: Qeveria s’ka më kredibilitet, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një takim të përbashkët në mes të Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së. Në këtë takim, sipas kësaj partie u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht krizën politike e cila erdhi si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të fshehta të Qeverisë së Kosovës

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një takim të përbashkët në mes të kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht, krizën politike, e cila erdhi si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të fshehta të Qeverisë së Kosovës.

“Prishja e raporteve më miqtë ndërkombëtarë, vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, bashkëpunimi me kriminelin Millan Radojçiq dhe Listën Serbe, takimet dhe vendimet e fshehta në dëm të interesit nacional – janë disa prej shkaktarëve të cilat kanë bërë që kjo Qeveri ta humbasё tërësisht kredibilitetin e saj”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Gjatë këtij takimi, kryetari Krasniqi, kryesia e Partisë, deputetët e Grupit Parlamentar, dënuan edhe një herë “provokimin dhe dhunën e Qeverisë ndaj deputetëve të PDK-së, të shkaktuar në seancën e Kuvendit, të enjten më 13 korrik”.

Sipas kryetarit Krasniqi, i gjithë ky “orkestrim i Qeverisë ndodhi për të tërhequr vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë, në të cilin, janë përfshirë ata vetё – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”.

Me këtë rast, kryetari Krasniqi, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e Grupit Parlamentar, njëzëri kërkuan zbardhjen e të vërtetës në lidhje me përgjimet e publikuara nga mediumi ‘Nacionale’ në mes të shefes së grupit parlamentar LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

“PDK nuk do të ndalet për asnjë moment, derisa e vërteta e plotë e koketimit të kësaj Qeverie me kriminelin Radojçiq të merret vesh plotësisht. PDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregojё se çfarë po ndodh edhe me situatën në pjesën veriore të Kosovës. Pse lëshoi pe Qeveria dhe pranoi të tërhiqet nga pjesa veriore, pas disa muajve të tensionit dhe detyrimit të aleatëve tanë që t’i vënë sanksione Kosovës? Pse u liruan kriminelët serbë të arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it?”, vijon në njoftim.

PDK ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria.

“Gjithsesi, duke parë se kjo Qeveri nuk ka më asnjë lloj kredibiliteti për të qeverisur me vendin – PDK konsideron se zgjidhja e vetme për ta larguar Kosovën nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë. Formimi i një qeverie të re që do të kthejë Kosovën në binarët e rrugës euroatlantike është jetike për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë. Vetëm duke rivendosur e forcuar aleancat ndërkombëtare e forcojmë edhe shtetin tonë”.

Në fund të këtij takimi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Grupit Parlamentar për vizitën zyrtare që kishte në Paris dhe Bruksel, ku takoi shumë miq dhe aleatë të vendit tonë.

Në të gjitha këto takime, kryetari Krasniqi ka potencuar se veprimet e Qeverisë nuk janë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e tyre.

“Në këtë kontekst, kryetari Krasniqi ka kërkuar që Kosova dhe qytetarët tanë, si vendi dhe populli më proevropian në rajon, të mos ndëshkohen me sanksione për shkak të kësaj kryeneqësie politike të një individi. Kosova, sikur historikisht, mbetet e palëkundur në bashkëpunimin e saj me aleatët ndërkombëtarë dhe në rrugëtimin e saj euroatlantik”, vijon tutje në njoftim.

PDK ka theksuar se do të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe karshi këtyre zhvillimeve, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion që të “ndalojë shkatërrimin e së ardhmes së shtetit të Kosovës, të ruajё interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës”.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika