Krasniqi: S’ndryshon qëndrimi i PDK-së, përderisa nuk ndryshojnë rrethanat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshojë, përderisa rrethanat mbeten të njëjta. Ai ka theksuar se nuk ka kuptim të ndryshohet qëndrimi derisa nuk ka asnjë ndryshim në situatë. “Përderisa nuk ndryshojnë rrethanat, […]
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshojë, përderisa rrethanat mbeten të njëjta.
Ai ka theksuar se nuk ka kuptim të ndryshohet qëndrimi derisa nuk ka asnjë ndryshim në situatë.
“Përderisa nuk ndryshojnë rrethanat, nuk ndryshon as qëndrimi,” ka thënë Krasniqi para hyrjes në sallën plenare për vazhdimin e seancës konstituive.















