Kremlini konfirmon takimin e Putinit me komandantët e “Wagner”-it, përfshirë edhe Prigozhin

Presidenti rus, Vladimir Putin, u pa ballë për ballë me shefin mercenar të grupit 'Wagner', që udhëhoqi "kryengritjen" kundër tij

Fotografi ilustrim: Selia e Grupit Wagner në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua me shefin e mercenarëve të “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin dhe komandantët e tij të tjerë, vetëm pesë ditë pas kryengritjes së ndërprerë, ata u zotuan për besnikëri ndaj regjimit të tij, ka thënë Kremlini.

Takimi prej tri orësh u zhvillua më 29 qershor, tha dje zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një përpjekje të mundshme për të portretizuar një kthim në normalitet në lidhjet midis dy burrave që u përballën në rebelimin më të madh ushtarak që Rusia ka parë në dekada.

Ndërsa, asnjë koment nuk është dhënë nga vetë Prigozhin për takimin, i cili nuk u pa në publik që nga kryengritja kundër presidentit rus, Putin.

Gjatë takimit, Putin dha një vlerësim të veprimeve të “Wagner”-it në fushën e betejës në Ukrainë, ku mercenarët kanë luftuar përkrah trupave të rregullta ruse, si dhe të vetë revoltës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në fillimin e samitit të NATO-s, në Madrid

Ndërsa, në anën tjetër, Joe Biden, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në samitin e NATO-s në Lituani, raporton “The Independent”, transmeton Portali Dukagjini.

Takimi vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu dyshime ditëve të fundit për qëllimin e shumëkërkuar të Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën transatlantike (NATO). Dy liderët u takuan për herë të fundit në Japoni në maj për samitin e G7-s.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika