Krerët e shtetit së bashku me William Walker bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial, “Masakra e Reçakut”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, të shoqëruar edhe nga ish-ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe në Reçak

Krerët e shtetit së bashku me William Walker bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial, “Masakra e Reçakut”

Në 24-vjetorin e masakrës së 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës e Shtimes, ish-ambasadori dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, së bashku me krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Krerët e shtetit së bashku me William Walker bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial, “Masakra e Reçakut”

Në pamjet e siguruara nga ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke bërë homazhe te varret e të vrarëve në Reçak.

Krerët e shtetit së bashku me William Walker bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial, “Masakra e Reçakut”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orës 09:00, për t’i kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, e cila ndodhi 24 vjet më parë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika