Krerët opozitarë shprehin ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi

Krerët opozitarë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqit. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë thënë se vdekja e profesorit Mulliqi është një lajm i trishtë

Krerët opozitarë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqit.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se një ikje “e paparalajmëruar” i ka pikëlluar të gjithë që kanë bashkëpunuar me profesorin Mulliqi.

“Reporteri ynë i luftës, zëri i të vërtetës historike, i cili na informoi nga vijat e fronteve të luftës çlirimtare që nga ditët e hershme të UÇK-së, do të mbetet i paharruar në kujtesën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri. Kam pasur fatin e madh që gjatë punës sime si Ministër i Kulturës, profesorin Haqif ta kem këshilltar e bashkëpunëtor shumë të afërt. Bashkë kemi punuar shumë, gjatë, pa orar, me vullnet e përkushtim për pak më shumë punë të mira për komunitetin artistik të vendit tonë. Ishte gjithmonë frymëzuese dija, energjia dhe elani i tij për punë”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte i trishtë lajmi për vdekjen e profesorit, gazetarit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

“Shpreh ngushëllimet e mia familjes Mulliqi, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën në secilën etapë të jetës së tij! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Dramaturgu, gazetari dhe profesori, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë të martën.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.

 

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika