Kreu i Gardës iraniane paralajmëron protestuesit: Sot është dita e fundit e trazirave

Protestat janë duke vazhduar gati në të gjithë Iranin si pasojë e vdekjes së 22 vjeçares, Mahsa Amini, në paraburgim nag policia e moralit muajin e kaluar

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike gjeneralmajor, Hossein Salami

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi protestuesit se e shtuna do të ishte dita e tyre e fundit për të dalë në rrugë, në shenjën më të qartë se forcat e sigurisë mund të intensifikojnë goditjen e tyre tashmë të ashpër ndaj trazirave të përhapura.

Irani është përfshirë nga protestat që nga vdekja e gruas kurde 22-vjeçare Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit muajin e kaluar, duke paraqitur një nga sfidat më të guximshme për udhëheqjen klerikale që nga revolucioni i vitit 1979.

“Mos dilni në rrugë! Sot është dita e fundit e trazirave”, tha komandanti i Gardës Hossein Salami në disa nga gjuhët më të ashpra të përdorura në krizë, për të cilën udhëheqësit e Iranit fajësojnë armiqtë e tij të huaj, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, njofton Reuters.

Presidenti iranian fajëson Bidenin për nxitjen e “kaosit dhe terrorit” në Iran

“Ky plan i keq, është një plan i hartuar … në Shtëpinë e Bardhë dhe regjimin sionist,” tha Salami. “Mos ia shitni nderin Amerikës dhe mos i jepni një shuplakë forcave të sigurisë që ju mbrojnë”.

Irani ka humbur pasurinë e tij më të madhe: Gratë

Iranianët kanë sfiduar paralajmërime të tilla gjatë gjithë revoltës popullore në të cilën gratë kanë luajtur një rol të spikatur.

Gjithashtu edhe gjatë ditës së shtunë pati raportime të tjera për gjakderdhje dhe protesta të ripërtërira.

Filmi “A Girl Walks Home Alone at Night”, protestë elegante ndaj Iranit  

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika