Krusha e Madhe gumëzhin, bujqit fillojnë punimin e tokës

Në Krushë të Madhe të Rahovecit, tashmë bujqit kanë filluar punët e tyre për mbjelljen e kulturave të ndryshme. Ata thonë se puna po u shkon mbarë, mirëpo këtë vit problemet janë më të mëdha se viteve të kaluara, kjo si pasojë e krizës ekonomike që ka kapluar vendin tonë

Përpos, në Serat e Shaip Durakut nga Krusha e Madhe, tashmë lulet janë mbjellë edhe Fidanet e Specave dhe Domateve.

E që prej disa ditësh, Shaipi këto fidane tashmë i ka vendosur edhe në tezgën e tij.

Mirë ai thotë se interesimi i ka për këto fidane ka filluar ditën e fundit.

“Fidanët e kemi mbjellë në fillim vit në janar edhe kushtet kanë qenë të ftohta edhe kemi me nxehjen qendrore për shkak të kohës, por edhe tani kushtet nuk kanë qenë të favorshme për mbjelljen edhe nuk kemi pasur shumë deri para dy ditëve”, ka thënë. . . Shaip Duraku – Agronom.

Por ai nuk pret shumë nga kjo punë këtë vit, pasi interesimi për ndëshkimin e tokës ka rënë shumë.

“Ikën të rinjtë tash kjo është problem për të punuar token duhen njerëzit që dy dite kam dalur në tregje edhe nuk po gjej punëtor për ti punë, sepse në këtë punë nevojiten punëtori është këtu problemi i rinia ka ikur rreth 50 për qind”. ka. shtesa ai.

Shaip Duraku Agronom

Ndërkohë Bujku nga ky fshat, Sahit Behra tashmë ka mbjellur lloje të ndryshme të perimeve.

Teksa përgatitet për mbjelljen e tij, tregon se ka mbjellë kung dhe lakra, ndërsa thotë se në muajin maj do të mbushë edhe mbjelljen e tij.

“Tani jemi në muajin prill veç kanë filluar punimet e me lakra me kunguj fidanët e kemi mbjellë, ndërsa për speca fillon mbjella nëpër fusha ka 10 maj që unë mbjellë speca të gjatë 30 ari kurtus i mbjellë 1 hektar e 30 ari”, ka thënë. . Sahit. Behra – Bujk.

Mirëpo thotë kjo vit është bërë e kultivimit të agrikulturave, shkaku i rritjes së çmimit të produkteve të produkteve të saj.

“Këtë vite çmimet ekstreme plehu ka qenë 8 euro vitin e kaluar ndërsa këto vit janë 22 euro por duhet me punua përkrahje për pelehurën nuk kemi nga shteti ka qenë në televizor për derivatin por nuk kemi diçka konkrete çmimi i madh i madh është i madh. janë të mëdha por duhet të punojmë”, ka shtuar ai.

Sahit Behra Bujk

Në ndihmë bujqve pritet t’u dal edhe komuna.

Egzon Thaqi, zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë ka paralajmëruar se gjatë kësaj viti të shpërndahet teknika bujqësore.

“Komuna e Rahovecit do të shpërndajë disa informacione siç janë guldona me freze, mbjellë të misrit, të patateve, të qepëve etj. Besoj se gjatë muajit maj edhe qershor do të shpërndajë të gjitha mundësitë që do të bëjnë të kenë dikund rreth 8000 herë të shpërndahen”, ka thënë Egzon Thaqi – Drejtoria e Bujqësisë, Rahovec.

Egzon Thaqi nga Drejtoria e Bujqësisë, Rahovec

Krusha e Madhe është fshat në komunën e Rahovecit, dhe ka rreth 6000 banorë.

Ky fshat njihet për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ku dominon mbjellja dhe kultivimi i specave.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika