Kryediplomati i Luksemburgut premton rreth 25 milionë euro investime në Kosovë

Kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel ka theksuar mbështetjen për Kosovën me investime prej 25 milionë eurosh dhe synimin për të shmangur çdo konflikt në Ballkan

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka potencuar se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan, raporton Ekonomia Online.

Bettel ka thënë se shteti i tij do të jetë çdo herë në krah me Kosovën me investime milionëshe.

“Ne dihet të bëjmë çmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perspektivë evropiane ,por jo pas 200 vitesh”, tha ai.

Bettel tha se ky rajon ka vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët.

“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë mes tjerash ai./EO/

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika