Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu lirohen nga policia serbe për të vazhduar drejt Preshevës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti nga radhët e VV-së, Luan Aliu, pas ndalimit nga autoritetet serbe, tashmë janë liruar për të vazhduar rrugëtimin për në Preshevë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetin Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, janë liruar pas ndalimit të tyre nga policia serbe në pikën kufitare, Dheu i Bardhë.

Dukagjini ka mësuar se Hyseni, Aliu dhe Salihu kanë vazhduar rrugën e tyre për në Preshevë, atje ku edhe ishin nisur.

Ndalimi i tyre është konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje, në njoftimin e të cilës është thënë se ka ndodhur rreth orës 14:00.

Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me ta për arsyet e ndalimit, por ende nuk është dhënë përgjigje dhe ende nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika