Kryeziu: Kosova s’duhet të tërhiqet nga Rregullorja për dinarin

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër për integrime, ka thënë se Kosova nuk duhet të tërhiqet nga Rregullorja për dinarin

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër për integrime, ka thënë se Kosova nuk duhet të tërhiqet nga Rregullorja e Bankës Qendrore për vendimin e dinarit.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Kryeziu tha se ajo që është mirë në këtë drejtim është që po diskutohet për propozime se si të respektohet Rregullorja e BQK-së.

“Kosova nuk duhet të heqë dorë assesi nga rregullorja në fjalë dhe çështja e dinarit, dhe përdorimit të tij është çështje e mbyllur sepse ka të bëjë me zbatimin e ligjit”, tha ai.

Sipas tij, çdo gjë me Serbinë ka komponentë politikë në vetvete.

“Thuhet se po dialogohet për të vënë propozime mbi zbatimin e rregullores. Para, dinarë me thasë, së paku 20 milionë euro që janë futur nga kufiri dhe kanë përfunduar në Bankën Postare në pjesën veriore dhe prej aty strukturat kriminale të asaj pjese e kanë shtrirë ndikimin e tyre në atë pjesë, duke i financuar strukturat paralele… kjo është e ndaluar dhe këtu kemi edhe mbështetje të ndërkombëtarëve, le të diskutohen modalitete, propozime gjithmonë në respektim të rregullores dhe të informohet më shumë e më shumë drejt e të dëgjohen kërkesat e partnerëve tanë dhe për ne është vital roli i SHBA-ve, sepse marrë parasysh se BE-ja kohën e fundit po e ka të vështirë ta luajë rolin e vet… ende po ka vështirësi t’i trajtojë të dyja palët e barabarta”.

Ai thekson se është e rëndësishme që mënyra se si është operuar deri më tani të përfundojë.

“Të bëhet transparenca financiare, të ketë formalizim të transaksioneve, çdo gjë të bëhet përmes bankave tona…”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika