Kujtimi për fëmijët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë: Përkushtim për përgjegjësi ndaj autorëve të krimeve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

Fotografi të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë të shfaqura në ekspozitën “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ne kujtojmë me respekt fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë.”

Kështu ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një postim në Twitter, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur.

Po ashtu, MPJD-ja ka deklaruar se Ministria është e përkushtuar për t’i mbajtur përgjegjës autorët e krimeve të tyre, në lidhje me fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Nga këta 1.133 fëmijë, 100 i përkasin komuniteteve të tjera si serbë, romë, ashkali, egjiptas, boshnjakë e të tjerë.

Ndërsa, gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, shumica dërmuese shqiptarë, ndërsa rreth 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.

Kujtojmë se, ditëve të fundit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R, G.P, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, më 1999 – dhe paralajmëroi se do të ngrejë edhe të tjera.

Këto janë tri aktakuzat e para në mungesë për krime lufte në Kosovë, pasi deri vonë Kodi i Procedurës Penale nuk i ka lejuar të tillat.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë, vlerësojnë se aktakuzat në mungesë janë efektive për dokumentimin e krimeve të luftës dhe se përveç aspektit ndëshkues, do të përmbushen qëllimet tjera të dënimit, si sjellja e drejtësisë ndaj viktimave dhe kompensimi i tyre.

 

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika