Kurti: Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas ceremonisë së varrimit të ish sekretares së Shtetit të ShBA-ve, Madeleine Albright ka thënë se ajo ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës

I pari i ekzekutivit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “sot iu dha lamtumira një gruaje që ka kontribuar më shumë se gati çdokush tjetër për popullin tonë, në momentet e tij më të vështira”.

Sipas Kurtit, emri i Albright lidhet ngushtë me ndaljen e gjenocidit të Serbisë mbi popullin e Kosovës përmes ndërhyrjes së NATO-së.

“Nga ambasadore e ShBA-ve në OKB te Sekretare Amerikane e Shtetit, nga administrata e Presidentit Jimmy Carter tek ajo e Presidentit Bill Clinton, nga përvoja në fëmijëri si refugjate e persekutimit nazist te vepra e saj e fundit mbase më i rëndësishmi libër anti-fashist në shekullin XXI, Zonja Sekretare Madeleine Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët’’.

“Kurse për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-së, për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Albright ishte gruaja e parë sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka ndihmuar Kosovën  për të bindur ShBA-të për krimet e ushtrisë dhe policisë serbe.

Gjithsej, ka vizituar Kosovën 3 herë, në vitet 1999, 2005 dhe më 2019.

Ajo ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, më 23 mars të këtij viti.

Kurti javën e ardhshme merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika