Kurti arrin në Vjenë, pritet me ceremoni shtetërore nga kancelari austriak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten është pritur me ceremoni shtetërore në Vjenë nga kancelari austriak, Karl Nehammer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari austriak, Karl Nehammer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit është pritur me ceremoni shtetërore nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.

Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak do të mbajnë një konferencë për media nga ora 13:30.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vjenë.

Kurti gjatë vizitës në Vjenë do të mbajë edhe një fjalim në Institutin Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Ai do të flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.

Kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillimeve pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.

Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika