Kurti: Barrikadat që vendosen në Veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, barrikadat në veri për t'i kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës nuk vijnë nga poshtë, por vendosen nga lart

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve me Serbinë.

Ai ka thënë se konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se vendimi për pajisje për dokumente për hyrje-dalje në pikat kufitare për ata që prezentojnë dokumentete e lëshuara nga Serbia, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes.

“Për një masë të njëjtë, për tash e 11 vjet, sa herë që ne udhëtojmë në Serbi duhet të presim mes 10 deri në 60 minuta”, ka thënë ai, teksa shtoi se “barrikadat që rëndom vendosen në Veri, nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato nuk i përfaqësojnë qytetarët tonë e as i mbrojnë”.

“Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumenteve për hyrje-dalje. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është dokument shtesë që jepet pa pagesë.

Ai ka bërë thirrje që të përcillen njoftimet nga qeveria dhe të verifikohen burimet e lajmeve, në mënyrë që të anashkalohet dezinformimi.

“Sot dezinformimi paraqet rrrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje që të përcillni njoftimet nga qeveria jonë, që të verifikoni burimet e lajmeve”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika