Kurti bën thirrje për konvertimin e targave me akronime të qyteteve të Kosovës në ato RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga data një shtator e deri më 31 tetor, do të zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës, pronarët e veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm, gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në pesë euro.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se nga data një shtator e deri më 31 tetor, do të zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.

“Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë, në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se në Kosovë janë gjithsej 401 mijë e 945 vetura me targa RKS.

“Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre”, shtoi ai.

Sipas Kurtit, konvertimi dhe regjistrimi i automjeteve me targa “RKS” i shërben rendit publik, ligjit dhe sigurisë.

Kreu i qeverisë ka theksuar se targat e lëshuara nga Serbia “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA”, janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit.

“Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj ajo po synon t’ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, shtoi ai.

“Konvertimi në targa “RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë të papenguar dhe pa paragjykime në të gjithë territorin e Kosovës”.

Kurti potencoi se fushata e informimit do të vazhdojë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika