Kurti: Është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazike e të qetësohet situata në veri

Në një deklaratë në rrjetin social Twitter, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se "është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është koha e duhur që të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel, në mënyrë që situata në veri të qetësohet.

Po ashtu, ai ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin, ka thënë se janë pajtuar për këto dy çështje.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani, gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar ai në rrjetin social, Twitter.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Gazetarët e ekipit të RTV Dukagjini raportojnë se situata është tensionuar në Zubin Potok.

Në momentin kur kanë hyrë autoblindat e Policisë së Kosovës është ndezur alarmi, i cili i bëri bashkë protestuesit.

Protestuesit kanë kënduar këngë nacionaliste para zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe protestuesit janë afruar pranë kordonit të policisë.

Gjithashtu, KFOR-i, gjatë ditës u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund t’i nxisin tensionet apo të shkaktojnë përshkallëzim”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika