Kurti: Komunikimi me rininë formëson të ardhmen e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga MKRS, ceremoni në të cilën Kurti ka theksuar se do të zhvillohen programe për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e raportit të Dialogut Kombëtar për Rini

Të premten e 12 gushtit, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Kryeministri i Kosovës ka marrë pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në fjalën e tij Kurti ka thënë se komunikimi i drejtpërdrejtë me të rinjtë është posaçërisht i rëndësishëm që njëkohësisht formon edhe të ardhmen, të cilën të rinjtë e trashëgojnë.

Me këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vitit 2021 ka realizuar dialogun e gjerë ndërmjet të rinjve dhe hisedarëve të sektorit të rinisë për të indentifikuar më mirë arritshmëritë, sfidat dhe nevojat e rinisë, në procesin që është emërtuar Dialogu Kombëtar për Rini.

Me anë të Dialogut Kombëtar për Rini, synohet që të njoftohen më mirë të gjitha institucionet qeveritare, komunale, partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile, lidhur me nevojat dhe sfidat e rinisë, me qëllim të përmirësimit të procesit të hartimit të politikave, por edhe të programeve e projekteve për mbështetjen e të rinjve, si dhe zhvillimit personal dhe profesional të tyre.

Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se si zbatues të politikave janë të fokusuar të zhvillojnë plane e programe më të mira për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për ta, në të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre e të vendit.

Mes nismave të Qeverisë për mbështetjen e të rinjve, kryeministri veçoi skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, si dhe mbështetjen e projekteve të organizatave rinore në fushën e arsimit, kulturës-artit, sportit dhe ndërmarrësisë në vlerë mbi 490 mijë euro.

Ai theksoi edhe thirrjen për projekte rinore, publikuar së fundmi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shumën e gjithmbarshme prej 600 mijë eurosh.

Ai përmendi ndarjen e 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth një mijë kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit.

Kryeministri foli për projektet që po vazhdojnë për ndërtimin e qendrave të reja rinore, në Ferizaj, Deçan, Gjakovë, e Podujevë, ku të rinjtë mund të studiojnë dhe organizojnë aktivitete.

Po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve me 7 komuna për themelimin e qendrave të karrierës me bazë në shkolla profesionale.

Kurti ka theksuar se qëllimi i raportit të sotëm, është të ofrojë rekomandime për fushat me prioritet për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve si dhe për bashkërendim më të mirë të hisedarëve në përbërje të krijimit të sinergjive të nevojshme për avancimin e rinisë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika