Kurti, krenar me raportin e FMN-së: Kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa

“Raporti i FMN-së i vitit 2023 vëren se Kosova pati rritjen më të fortë të të ardhurave tatimore në BB6 gjatë viteve 2020–22, pa ndryshim të politikës fiskale. Kjo është për shkak të progresit tonë në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen e borxhit tatimor. Gjithashtu, kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”, ka shkruar Kurti në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar lart aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës, në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

Në këtë raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore. Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter duke thënë se “kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”.

E, kjo rritje sipas Kurtit, është për shkak të progresit në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen borxhit tatimor.

“Raporti i FMN-së i vitit 2023 vëren se Kosova pati rritjen më të fortë të të ardhurave tatimore në BB6 gjatë viteve 2020–22, pa ndryshim të politikës fiskale. Kjo është për shkak të progresit tonë në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen e borxhit tatimor. Gjithashtu, kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika