Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të mira
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë shumë të mira, edhe përkundër kritikave publike që qeveria e tij ka marrë nga ana e SHBA-së në muajt e fundit. Kurti ka theksuar rëndësinë e një raporti dyanshëm në këto marrëdhënie, duke shtuar se […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë shumë të mira, edhe përkundër kritikave publike që qeveria e tij ka marrë nga ana e SHBA-së në muajt e fundit.
Kurti ka theksuar rëndësinë e një raporti dyanshëm në këto marrëdhënie, duke shtuar se është e rëndësishme që Kosova të përfitojë gjithashtu nga ky partneritet, duke mos u kufizuar në një servilitet të patrajtueshëm.
Ai ka thënë se synimi i tyre është të përfitojnë nga normaliteti dhe të ndajnë përfitimet me shtetin dhe qytetarët në Kosovë.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar – janë shumë të mira. Por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dykahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti, garancia dhe mundësia është veç serviliteti, do t’i kishin pasur ata që kanë shkuar jo unë”, ka thënë ai.
“Pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër? Sepse populli i Kosovës po do marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por për përfitohet nga normaliteti. Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individë, por të përfitojë shteti edhe ne si individë humbim nga pak”, ka deklaruar tutje Kurti.
Kryeministri gjithashtu një intervistë për televizionin publik diskutoi për takimet dhe raportet e tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke përmendur se, megjithëse ka mospajtime në disa çështje, ato nuk paraqesin tensione të kërcënuara për marrëdhëniet e tyre.
Lexo edhe: Kurti: S’mund të kemi zbatim të Marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj nga Serbia
Kurti gjithashtu ka deklaruar se ngecjet në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk janë për shkak të Kosovës, por mungesës së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Ai ka theksuar se derisa të ketë shkelje të Marrëveshjes, nuk mund të ketë as zbatim të saj.
Kurti: Mosanëtarësimi në KiE më i kushtueshëm se moszbatimi i vendimit për Manastirin















