Kurti mohon se ka ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët
“Nuk është e vërtetë”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga mediet për deklaratat e partive opozitare, të cilat thonë se është duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët. Ai këtë përgjigje e ka dhënë pasi është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i […]
“Nuk është e vërtetë”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga mediet për deklaratat e partive opozitare, të cilat thonë se është duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët.
Ai këtë përgjigje e ka dhënë pasi është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Në ceremoninë inauguruese, shiriti është prerë nga kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.
Ky departament tani gjendet në objektin e ish-Rilindjes në kryeqytet.
Kujtojmë se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kishte deklaruar se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më tej, Hovenier ka shtuar se zbatimi i rregullores së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit.















