Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pakënaqura me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.

Më tej, Hovenier ka shtuar se zbatimi i Rregullorës së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit.

Ne nuk po e bëjmë këtë për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë, sepse ne nuk jemi vetëm. Dhe e gjitha ka të bëjë me atë që Qeveria e Kosovës të veprojë në në përputhje me zotimet që ka marrë, për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë, si komunitetin serb në Kosovë, të mund të jetojnë në kushte dinjiteti, dhe sigurie. Ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk po e bën mjaftueshëm këtë gjë dhe se po dëmton kategoritë e cenueshme. Kjo, besojmë se kjo po shkakton shqetësim të panevojshëm te ky komunitet. Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë, dhe nuk mund të them më shumë për momentin, përveçse ne se nuk duam të jetë kështu. Por besojmë se arsyeja e uljes së cilësisë së partneritetit tonë, arsyeja pse nuk mund t’ju them se partneriteti është i fortë dhe pozitiv, është për shkak të kësaj zgjedhjeje dhe për shkak të mungesës së reagimit të mjaftueshëm të qeverisë ndaj shqetësimeve që ne kemi ngritur”, ka thënë tutje ambasadori amerikan në Kosovë. /RTV21

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika