Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta Moska qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Kurti këtë e ka thënë në një intervistë për mediumin boshnjak ““Iza terorističkog napada na sjeveru Kosova vjerovatno ima i Moskve”, kazao je za @IstragaB sedmice @HayatMediaBIH kosovski premijer @albinkurti pic.twitter.com/rWo0Ea3OJT

— Istraga.ba (@IstragaB) September 29, 2023 ">istraga.ba”, transmeton Portali Dukagjini.

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb të dielën e kaluar në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës.