Kurti nga Shkupi: Kriza energjetike mund të menaxhohet nëse ekziston vullneti për zgjidhje të përbashkët

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Socio-Ekologjik në Shkup ka thënë se Kosova nuk është e varur nga gazi rus, teksa ka theksuar se nëse rajoni dëshiron të tejkalojë krizën energjetike duhet të angazhohet për zgjidhje të përbashkët, "jo vetëm për vete"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pjesë e Forumit Socio-Ekologjik në Shkup





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën e 22 nëntorit në punimet e Forumit Socio-Ekologjik 2022 në Shkup me temën “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji” ka thënë se në parim kriza energjetike mund të tejkalohet nëse “ekziston vullneti për zgjidhje të përbashkët në rajon, jo vetëm për vete”.

Kurti me anë të kësaj deklarate ka thënë se Kosova nuk ka qenë e ftuar në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor” që është zhvilluar në Beograd javën e kaluar, kështu duke theksuar se duhet të ketë angazhim për zgjidhje të përbashkët.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se Kosova nuk është e varur nga gazi rus.

“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë, ndër të tjera, ka përmendur masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të subvencionuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.

Në ndërkohë, Kurti gjatë ditës do ta prezantojë para qytetarëve në Prizren buxhetin për vitin 2023.

Të martën, Kurti prezanton buxhetin e vitit 2023 në Prizren

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika