Të martën, Kurti prezanton buxhetin e vitit 2023 në Prizren

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do të prezantojë buxhetin e vitit 2023 para qytetarëve në Prizren, kështu për të vazhduar edhe me komunat e tjera në ditët në vazhdim

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën e 22 nëntorit do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren për të marrë pjesë në konferencën për Rininë me moton “Drejt një politike kombëtare” e cila është paraparë të fillojë në orën 09:15.

Bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Po ashtu, gjatë ditës shefi i ekzekutivit do ta prezantojë para qytetarëve në Prizren buxhetin për vitin 2023.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherësh buxheti më i madh në histori të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Buxheti për vitin 2023 pati mjaft kritika nga opozita në seancën e 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

Megjithëse deputetët e kuvendit e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.

Në votim kanë marrë pjesë, gjithsej, 65 deputetë, nga ta 64 kanë votuar pro projektligjit, një ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.

Partitë opozitare, të cilat gjatë ditës e kishin kundërshtuar këtë projektligj duke e kritikuar për mangësi, nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke shpalosur këtë projektbuxhet për vitin 2023 kishte thënë se është më i larti në historinë e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, gjersa ka shtuar, “Përveç se më i larti ndonjëherë, dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021”.

Kurti shpalos projektbuxhetin për vitin 2023: Dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021

 

 





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika