Kurti nga Vushtrria: Për zhvillimet në veri përgjigjemi në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga atje ai nuk ka dashur të flasë për zhvillimet në veri.

Kurti për RTK-në ka thënë shkurt që për zhvillimet në veri do të flasë në Prishtinë.

Ndërkaq, nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të kësaj komune.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të shkojë në komunën e Zveçanit. Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se ai tashmë është rrugës për atje.

Ekipet e RTV Dukagjini që po raportojnë nga vendi i ngjarjes në Zveçan, kanë thënë se Peci është brenda objektit së bashku me katër zyrtarë policorë.

Po ashtu, mediat nuk janë lejuar të afrohen atje, pasi rrezikshmëria është e lartë që të afrohen afër objektit.

Më herët, në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë së Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. E njëjta ka ndodhur edhe në Zubin Potok.

Kryetari i Zubin Potokut ka arritur të futet brenda objektit të komunës nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Pesë policë me lëndimet të lehta trupore pas trazirave në Zveçan 

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika