Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik: 55 euro më shumë nga janari 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga viti 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik, për 55 euro më shumë duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga muaji korrik i vitit 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media, 29 tetor 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, të gjithë punonjësit e sektorit publik do të përfitojnë një rritje të koeficienteve, e cila do të rezultojë në një rritje totale prej 110 eurosh deri në korrik 2025.

Ai ka theksuar se është arritur maksimumi i lejuar i rritjes buxhetore për pagat, duke vendosur të mos rritet vlera e koeficientit, por të rritet numri i koeficienteve për çdo punonjës të sektorit publik.

Kurti ka thënë se vlera e një koeficienti do të mbetet 110, ndërsa sasia e koeficienteve për një njësim do të rritet.

Kryeministri Kurti ka theksuar se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.

Sipas tij, punonjësit me koeficientin 5.6 do të shohin pagën e tyre të rritet në 6.1 në janar dhe në 6.6 në korrik, ndërsa ata me koeficientin 10.5 do të arrijnë në 11 në janar dhe 11.5 në korrik.

“Pra vlera e një koeficienti mbete 110 mirëpo rritet sasia e koeficienteve për një njësi. Duke filluar nga janari i vitit të ardhëm për 0.5 njësi pra gjysmë njësie. Pastaj, nga korriku i vitit të ardhëm edhe për 0.5 njësi të tjera. Me fjalë tjera dikush që e ka koeficientin 5.6 në janar i bëhet 6.1.kurse në korrik koeficienti i bëhet 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që e ka 10.5 nga janari i bëhet 11 kurse nga korriku i bëhet 11.5. Shprehur me vlerë monetare i bie se të gjithë punësuarit në sektorin publik pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 nga muaji korrik i vitit 2025”,  ka deklaruar Kurti.

Mes tjerash, Kurti ka deklaruar se Kosova ka arritur që për katër vjet qeverisje, të rrisë brutoproduktin vendor dhe të tejkalojë shifrën prej 10 miliardë eurove, e në 2025-n ai ka theksuar se do të kalojë shifrën e 11 miliardë eurove.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika