Kurti pas barazimit të Shqipërisë: Ëndrra vazhdon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ëndrra e Shqipërisë në kampionatin evropian “Euro 2024” vazhdon akoma. Kurti ka theksuar se ndeshja me Kroacinë solli ndjenja dhe entuziazëm. Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se pjesa e parë e ndeshjes i takoi Shqipërisë, ndërsa e dyta Kroacisë. “Çfarë Shqipërie që na […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ëndrra e Shqipërisë në kampionatin evropian “Euro 2024” vazhdon akoma.
Kurti ka theksuar se ndeshja me Kroacinë solli ndjenja dhe entuziazëm.
Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se pjesa e parë e ndeshjes i takoi Shqipërisë, ndërsa e dyta Kroacisë.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Shqipëria siguron pikën e parë në Euro 2024, barazon në minutat e fundit me Kroacinë















