Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar sot takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas Kurtit, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka zgjidhje për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Takimi shkoje në atmosferë konstruktive mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet, por do të ju njoftojmë nëse ka së shpejti”, ka deklaruar shkurtimisht ai para mediave.

Kurti takohet sërish me Abdixhikun