Kurti pas takimit me Dendias: Marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë

Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë ka bërë të ditur i pari i qeverisë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku theksoi se takimet e tilla janë dëshmi e marrëdhënieve të mira dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.

Kështu ka bërë të ditur i pari i qeverisë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku theksoi se takimet e tilla janë dëshmi e marrëdhënieve të mira dypalëshe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres në darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias”, ka shkruar Kurti.

Në kuadër të vizitës së tij, Dendias ëhstë takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës,(KiE), Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.

E para e vendit, ndër të tjera, ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.

Një pjesë e takimit i është kushtuar zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Në takimin zyrtar të dy delegacioneve, Dendias ka theksuar energjinë e re, pozitive dhe potencialin e Kosovës, për shkak edhe të moshës mesatare të ulët të popullsisë dhe reflektimit në politikat e Qeverisë, që mund të shërbejë si shembull edhe për Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi ka pohuar potencialin zhvillimor të Kosovës.

E ka falënderuar shtetin e Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Dendias, ndër të tjera, ka thënë se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane dhe Greqia është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes ndaj rajonit.

Zëvendëskryeministri Bislimi, gjithashtu, e ka informuar ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se rruga e duhur është ajo e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Sipas Bislimit, sa i përket dialogut, Kosova është dhe do të mbetet e angazhuar maksimalisht në qasje konstruktive, përmes propozimeve dhe alternativave për të ecur drejt një marrëveshjeje të përhershme dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Gjithashtu, ministri Dendias kishte vizituar Prishtinën në tetor të vitit 2020 dhe së fundmi, në qershor të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika