Kurti përkujton Ivanoviqin: Ky krim vrau jo vetëm atë, por edhe pluralizmin politik te serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar vdekjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, duke theksuar se "të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë, dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar vdekjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.

“Sot, ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka thënë ai.

Kryeminsitri Kurti ka theksuar se “Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komuntetit dhe qytetit të tij”.

“Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre, me të cilët, nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka shtuar Kurti.

Tutje, ai ka kërkuar drejtësi për liderin e Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.

“Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë, duhet të dalin para drejtësisë, dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, ka shtuar tutje kreu i ekzekutivit.

Sipas Kurtit, nevojitet angazhimi i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.

“Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët”, ka potencuar Kurti.

Mes tjerash, Kurti ka deklaruar se “Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike, ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë, të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika