Kurti: Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë ende të mbyllura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se pikat kufitare në Veri të vendit, ajo e Jarinjes dhe Bërnjakut ende mbeten të bllokuara nga strukturat paralele serbe

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende qëndrojnë të mbyllura. Për këtë arsye, sipas tij, është duke u vazhduar lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje në pikat e tjera kufitare.

Kryeministri Kurti, ka thënë se posa të largohen të gjitha bllokadat, do të ndalet edhe shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje, që sipas tij, do të vazhdojë prapë me datën një shtator 2022.

“Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ende mbeten të mbyllura spese ende janë të bllokuara rrugët, në të gjitha pikat e tjera po lëshohen dokumentet për hyrje-dalje. Qeveria e përsërit zotimin që në momentin që hiqen barrikadat dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes, shtyhen vendimet e qeverisë të datës 29 qershor për datën 1 shtator 2022”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Për shtyerjen e vendimit për reciprocitet, Kurti ka thënë se ka qenë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë, por siç thotë ai pjesa tjetër e zhvillimeve ka qenë e kushtëzuar nga veprimet agresive të strukturave ilegale kriminale që dolën në rrugët e Kosovës.

“Ne nuk kemi mundur të parashikojmë gjithçka, ne e kuptojmë brengën e ShBA-së dhe Bashkimit Evropian për fushatën e dezinformimit së dy vendimeve që janë marrë, ne luftojmë për fushatën e informimit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nga strukturat ilegale që vënë barrikada fizike në rrugë, sigurisht që ka probleme dhe sfida.

“Nuk mund ta toleroj këtë agresion dhe këtë dhunë, me vullnetin që kemi në institucione me mbështetje popullore dhe shoqërore, do ta tejkalojmë me sukses edhe këtë sfidë”, ka theksuar Kurti.

Kurti nuk la pa përmendur edhe sulmet me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, të cilat sipas tij, i kanë bërë ata që i kanë vendosur barrikadat.

Ai është shprehur se kanë qenë në kontakt me partnerët evropianë dhe me ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij për zbutjen e gjendjes së tensionuar në Veri.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika