Kurti pret admiralin e NATO-s George M. Wikoff, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin me Aleancën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se ky ishte takimi i dytë me admiralin Wikoff, pas atij të zhvilluar në janar, ndërsa në fokus të bisedës ishin situata e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Kurti shprehu mirënjohjen për përkushtimin e NATO-s në garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e vazhdueshëm të Aleancës për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Haxhiu pret në takim admiralin e NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në Aleancë mbetet synim strategjik – Dukagjini

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika