Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e Tunç Angili diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Në njoftim thuhet se ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.

Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Turqi, një javë më parë shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk dhe për mikpritjen e tyre në secilën vizitë të tij.

Kurti fton mërgatën shqiptare në Turqi për investime në Kosovë