Kurti thotë se ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ushtria serbe është duke zhvilluar ushtrime me përdorimin e dronëve luftarakë kamikazë në një vend të afërt me kufirin e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ai ka vlerësuar këto veprime si pjesë e përpjekjeve të Serbisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria serbe, vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është duke zhvilluar ushtrimet kryesore ushtarake të saj.

Sipas tij, ushtarët serbë po zhvillojnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

Ai ka theksuar se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi.

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pashter të Sanxhakut është duke u zhvilluar, dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’, ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi”, ka deklaruar Kurti.

Me këto sjellje, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai, raporton EO.

Kurti: Largimi i kryetarëve në veri bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, jo me banda kriminale

Kurti, gjithashtu, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo që ata të largohen me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë.

Kurti ka potencuar se qeveria do të jetë garancion për zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të zgjedhur, nëse rezultati shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Përveç kësaj, ai ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për të siguruar që votimi në këto komuna të realizohet në mënyrë të qetë dhe transparente.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika